Skuadra e Ligës së dytë maqedonase, Detonit Plaçkovica, ka bërë të ditur se janë përforcuar me futbollistin 22-vjeçar, Suheib Rushiti.
Sezonin e kaluar ai ishte pjesë e ekipit të Gostivarit që arritën të ngriten në elitën e futbollit dhe pas përfundimit të sezonit atij dhe disa të tjerëve iu dha mundësia për të kërkuar klube të reja.
Rushiti, i cili është mesfushor, gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Skopjes, Vardar Forinos, Shkupit dhe Metalurgut.
Deri më tani Detonit i janë bashkuar Darko Stojanov dhe Oliver Hristov, ndërsa janë larguar Alexovski, Dimovski dhe Alpaj Jusuf.