Federico Chiesa përfiton 5 milionë euro neto në sezon te Juventusi, ndërkohë që sulmuesi italian ka përfunduar në shënjestrën e Newcastle.
Klubi anglez kërkon të blejë edhe 25-vjeçarin e “Zonjës” pas Sandro Tonalit të Milanit. Ndërkohë, Fali Ramadani, agjenti i sulmuesit të majtë, ka folur rreth situatës së Chiesa-s.
“Në lidhje me thashethemet e publikuara ditët e fundit për të ardhmen e Federico Chiesa-s, Fali Ramadani, agjenti i lojtarit, mohon zërat që qarkullojnë.
Për një kërkesë tetë milionë eurosh të bërë nga lojtari për të nënshkruar rinovimin e kontratës me Juventusin”, lexohet në qëndrimin zyrtar të menaxherit me origjinë shqiptare.