Milani raportohet se ka nisur bisedimet me mesfushorin e Benficas, Florentino Luis.
Nga “San Siro” së fundmi u largua Sandro Tonali dhe klubi italian tani duhet të përforcohet në mesfushë, duke shtuar edhe faktin se Ismael Bennacer do të humbasë muajt e parë të sezonit të ardhshëm.
Siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, një lojtar i ndjekur nga afër nga Milani është Florentino i Benficas, me të cilin ata tashmë kanë hapur bisedimet për të shikuar mundësinë e një lëvizjeje të mundshme.
Klubi portugez thuhet se kërkon rreth 30 milionë euro për 23-vjeçarin.
Mesfushori me nënshtetësi portugeze ka kontratë të vlefshme me Benfican deri në verën e vitit 2027.
Në sezonin e fundit, mesfushori defensivë mungoi vetëm në një ndeshje – teksa regjistroi 54 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me tre asistime.