Zvicra U21 ka pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Italia U21, në takimin që u zhvillua në Cluj të Rumanisë.
Futbollisti nga Kosova, Kastriot Imeri, ka shënuar në minutën e 47-për Zvicrën por ky gol nuk mjaftoi pr rezultat pozitiv.
Zvicra është dëmtuar për një penallti.
“Në minutën e 70-të, Imeri u godit edhe në zonën e rreptësisë së kundërshtarit.
Këtu çështja është edhe më e qartë. Sërish gjyqtari Al-Hakim nga Suedia nuk ka fishkëllyer”, ka shkruar mes të tjera media zvicerane “Blick”.
Për Zvicrën shënuan Imeri (47') e Amdouni (52') dhe për Italinë realizuan Pirola (6'), Gnonto (11') e Parisi (45+4').
Portieri Amir Shaipi, futbollistët Kastriot Imeri, Ardon Jashari, u paraqitën titullarë për zviceranët. Imeri u zëvendësua në minutën e 86-të.
Zvicra renditet në vend të tretë me 3 pikë sa ka edhe i pari Franca dhe Italia është në të dytin në Grupin D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U21.