Artin Daka ndahet me klubin e futbollit Gjakova.
Daka ka qenë trajner i Gjakovës U17 por vendosi të largohet nga Kosova për një jetë më të mirë në Gjermani.
“Klubi Futbollistik Gjakova njofton se ish futbollisti dhe tani më trajneri i grupmoshave U-17 z. Artin Daka ka vendosur se do të vazhdojë jetën në Fusen të Gjermanisë.
Artinit i urojmë shumë fat dhe suksese në karrierë, gjithashtu e falënderojmë për gjithë këto vite si femijë 8 vjeç e deri në këtë moshë si trajner në klubin e tij të zemrës KF Gjakova”, njofton KF Gjakova.