Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, tha se gazeta “Bota sot” për 28 vite ka raportuar me korrektësi e dinjitet. Sermaxhaj ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“28 vjet korrektësi e dinjitet për gazetën ‘Bota sot’.
Vitet kalojnë shpejt, ndërsa shpejt e fuqishëm po rritet edhe ‘Bota sot’.
Pa ndalë për asnjë çast, çdo ditë e çdo vit duke na informuar saktë e në kohë reale me të gjitha ngjarjet në vend e botë, bashkë me ‘Bota sot’.
‘Bota sot’ po rritet, e me të edhe ne, andaj urojmë plot vite tjera të plotë-suksesshme.
Punonjësve të saj të pandashëm punë të mbarë e shumë shëndet!’, ka uruar Sermaxhaj.