Presidenti i klubit të futbollit Kosova e Dusseldorfit, Bujar Neziri, njeriu që dha shumë për futbollin e Kosovës sidomos në kohën e okupimit duke mos kursyer asgjë nga xhepi i tij, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Urime 28 vjetori i gazetës ‘Bota sot’, një gazetë në shërbim të kombit e gjithmonë zëri i vërtet dhe në kohët e vështira për popullin shqiptar para dhe pas luftës
Një respekt të veçantë për afirmimin e sportit sidomos për Diasporë.
Festofshi edhe shumë vite”, ka uruar Neziri.