Selektori i kombëtares së Kosovës U21, Afrim Tovërlani, legjenda e futbollit dhe trajneri më i trofeshëm në vendin tonë, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Tovërlani tha se gazeta “Bota sot” edhe gjatë viteve të okupimit “Bota sot” ishte dritarja e informimit për ngjarje të ndryshme.
“Gjatë viteve të okupimit ‘Bota sot’ ishte dritarja e informimit për ngjarje te ndryshme e sidomos për sportin.
Pra kishim fatin të kemi një medium për informim e ajo ishte ‘Bota sot’”, thotë Tovërlani.