Legjenda e estradës tonë, Afrim Muçiqi, shumë vite edhe nënkryetar i klubit më të trofeshëm në futbollin e Kosovës, FC Prishtina dhe kontribues i madh, tha se gazeta “Bota sot” është krenari e gazetarsië shqiptare.
Muçiqi shprehet se gazeta “Bota sot” informon drejtë e saktë.
“28 vite krenari e gazetarisë shqiptare, prezent në të gjitha familjet shqiptare, me informim të drejtë dhe të saktë, sidomos në rrafshin e sportit dhe të kulturës, si dhe në të gjitha sferat tjera.
Uroj që gazeta ‘Bota sot’ të feston edhe 128 vjetorin”, ka uruar Muçiqi.