Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, futbollisti i parë shqiptar që me 17 tetor të vitit 1990 veshi fanellën e kombëtares së Kroacisë, duke luajtur ndeshje revyale (2:1) në Zagreb me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ende pa vdekur Jugosllavia artificiale, tha se gazeta “Bota sot” është zë i fuqishëm i shqiptarëve kudo që jetojnë e veprojnë.
“Së pari ju uroj 28 vjetorin e punës si Gazetë.
Ju Jeni të vetmit që shkruani korrekt, të paanshëm, jepni shkrime profesionale e respektoni kodin gazetaresk.
E ju Kemajl jeni ai që nuk i harroni yjet e vërtetë, shkruani si e meritojnë, në përgjithësi. Jeni të rrallët, që jeni me profesionalizëm”, ka uruar Shala.