Legjenda e futbollit të Kosovës, Edmond Rugova, tha se gazeta ‘Bota sot” vazhdimisht shquhet për lajme të shpejta, të drejta dhe të sakta.
Ish selektori i kombëtares së Kosovës dhe ish futbollisti i gjeneratës së artë të klubit të futbollit Prishtina, tha se kontributi i gazetës “Bota sot” për popullin dhe shtetin e Kosovës, është i pamasë.
“Urime 28 vjetori, me shpresa për shumë e shumë tjera. Edhe pse jam një kohë të gjatë jashtë vendit e di gazetën ‘Bota sot’ dhe veprimtarin e juaj, sidomos nga viti 2006 e deri me sot, kontributi i saj për popullin dhe shtetin e Kosovës është i pamasë. Po flas, në çdo lami, por për mua, sidomos në laminë e sportit.
Me lajme më të reja, informative, profesionale dhe asnjëherë me interesa të llojeve të ndryshme apo klikime etj.
Profesionist dhe njerëz të përkushtuar si z. Kemajl Goca she stafi i gazetës ‘Bota sot’ janë të rralla. Vazhdoni me punë të shkëlqyeshme. Ju dëshiroj shumë suksese në të ardhmen”, ka uruar Rugova.