Legjenda e futbollit Xhevdet Muriqi, tash e një kohë jeton e vepron në Gjermani, me përzemërsi ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, edhe sot kujtohet nga gjeneratat e vjetra, për dy gola që ia ka shënuar Dinamos së Zagrebit në vitin 1984, për fitoren e Prishtinës me rezultat 2:0 para më së 35 mijë shikuesve.
“Uroj 28 vjetorin e gazetës kombëtares Bota sot”. Gazetë që gjithmonë është në krah të sportistëve.
Gazetë që asnjëherë nuk e harron gjeneratën e artë të klubit të futbollit Prishtina dhe të sporteve tjera. Uroj qindra vite tjera të suksesshme të gazetës ‘Bota sot’”, ka uruar Muriqi.