​Drejtori i Sassuolos: Për Frattesin po flasim me Interin, jo me Milanin

Futboll

​Drejtori i Sassuolos: Për Frattesin po flasim me Interin, jo me Milanin

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 15:07
​Drejtori i Sassuolos: Për Frattesin po flasim me Interin, jo me Milanin

Drejtori i Përgjithshëm i Sassuolos, Giovanni Carnevali ka folur mbi situatën e Davide Frattesit, duke konfirmuar bisedimet me Interit, por jo edhe me Milanin.

Mesfushori 23-vjeçar është shndërruar në një nga temat më të nxehta të afatit kalimtar të verës, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve kryesore në Itali, si dhe ekipeve angleze.

Raportet e fundit të mediave sugjerojnë se Interi është favorit për të blerë Frattesin këtë verë, i ndihmuar nga shitja e Marcelo Brozovic te Al-Nassr. Milani kohët e fundit është lidhur gjithashtu me 23-vjeçarin teksa po përgatitet të shesë Sandro Tonalin te Newcastle United.

Duke folur për Rai GR Parlamento, Carnevali së pari diskutoi garën për nënshkrimin e Frattesit.

Interi është klubi që lëvizi i pari, por ata po bëjnë vlerësimet e tyre. Natyrisht, mundësitë nuk mungojnë në tavolinë. Personalisht, nuk e kam takuar kurrë Milanin, por nëse skuadrat e tjera vijnë, ne jemi gati t'i dëgjojmë. Unë besoj se kushdo që arrin i pari ka një shans më të mirë për të mbyllur marrëveshjen.”, ka thënë ai.

Ai ka zbuluar gjithashtu çmimin për mesfushorin 23-vjeçar.

“Kërkesa jonë mbetet 40 milionë euro. Kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi të interesuar të vlerësojmë të rinjtë. Jemi gati të dëgjojmë çdo propozim.”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat