Marrëveshja është arritur, por pritet vetëm zyrtarizimi.
Luis Enrique do të emërohet trajner i ri i Paris Saint-Germainit.
Sipas mediumit francez “Le Parisien”, tashmë është vendosur që këtë javë të zyrtarizohet trajneri i ri i kampionit francez.
Më specifikisht, ish-trajneri i Barcellonës duket se do ta marrë në dorë përfundimisht ekipin nga “Parku i Princave” këtë të mërkurë.
Edhe pse flitej se do të përfundonte në Premierligë, megjithatë ish-futbollistin e njohur spanjoll do ta shohim nën drejtimin e gjigantit francez, i cili nuk po bëhet assesi rehat me trajnerë që një kohë të gjatë.