“Firmos ose largohu”, PSG është në pritje të vendimit të Mbappe

Futboll

“Firmos ose largohu”, PSG është në pritje të vendimit të Mbappe

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 19:09
Mbappe

Pozicionet e PSG-së dhe Kylian Mbappe mbeten të ndryshme. Në faqet e La Parisien të hënën, u botua një artikull në të cilin situata quhet “dialog i të shurdhërve”. Vihet re se herët a vonë ky dialog do të duhet të zhbllokohet.

Sipas burimit, presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi është duke vendosur të tijën: ose Mbappe zgjat kontratën ose largohet këtë verë.

Klubi shpreson të dëgjojë sa më shpejt përgjigjen e sulmuesit 24-vjeçar.

Më herët Mbappe ka thënë se nuk do të rinovojë kontratën, por sezonin 2023/2024 do ta kalojë te PSG. Kështu, klubi mund të humbasë sulmuesin falas, vitin e ardhshëm. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat