Fatmir Berisha, kapiten i klubit të futbollit Llapi i Podujevës në gjeneratës e sakrificës në rezistencë kundër regjimit serb përkatësisht në vitet e 90-ta, ka uruar gazetën kombëtare “Bota sot”.
Berisha tha se “Bota sot” po luan një rol të madh në informim të opinionit në përgjithësi.
“Urime 28 vjetori i gazetës më të mirë kombëtare ‘Bota sot’, e cila një kohë ishte e vetmja gazetë që na informonte me ngjarjet politike e sportive në vend dhe është gazeta e vetme e cila i përcjell të gjitha të arriturat e sportistëve shqiptarë si në Kosovë dhe jashtë vendit në të gjitha sportet.
Ju lumtë, Kemajl Goca - gazetari më i mirë shqiptar i sportit, e ju dëshiroj shumë suksese edhe në të ardhmen ju dhe gjithë stafit të gazetës kombëtare “Bota sot””, ka uruar Berisha.