Legjenda e futbollit të Kosovës, Fisnik Lyta, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Lyta ka qenë futbollist i Trepçës në Ligën e Dytë të ish Jugosllavisë dhe me KF Dukagjinin e Klinës kampion i Kosovës në vitin 1993-1994 përkatësisht në futbollin e pavarur.
Lyta i takon gjeneratës së sakrificës.
“Urime përvjetorin e gazetës ‘Bota sot’, si gjithnjë jeni të parët në informimin e drejtë të gjitha ngjarjeve sportive si dhe kritikë për avancimin e sportit ne përgjithësi.
Urime e shumë e shumë përvjetorë të tjerë”, ka uruar Lyta.