Adrien Rabiot po bëhet gati të nënshkruajë një vazhdim të kontratës njëvjeçare me Juventusin të mërkurën, pretendon Corriere dello Sport.
Pavarësisht raportimeve më herët gjatë ditës së sotme për transferimin e mundshëm të francezit te Djajtë e Kuq, Corriere dello Sport thotë që mesfushori do të qëndrojë te Juventusi, shkruan Goal.
Thuhet se zyrtarët e Manchester United iu afruan Rabiot dhe përfaqësuesve të tij javën e kaluar.
Por pritjet e tyre u shuan me shpejtësi, pasi lojtari refuzoi United.