Andrea Pirlo rikthehet në stol. Ish-mesfushori unik, ndër të rrallët që luajti me Milanin, Juventusin dhe Interin, tri klubet më të mëdha në Itali, ka vendosur të nisë aventurën e tretë si trajner.
44-vjeçari ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Sampdorias.
Skuadra e njohur italiane, dështoi totalisht në sezonin e fundit dhe u rrëzua në Serie B. Dhe objektivi i Pirlos është ta rikthejë mes më të mirëve.
Sky Sport shkruan se pas tri takimeve mes tij dhe presidentit Radrizzani, u arrit akordi final. Pirlo do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin nga Xhenova. Me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit me një tjetër vit.
Pirlo e nisi karrierën si trajneri i Juventusit. Me bardhezinjtë fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë. Ndërkohë, sezonin e fundit e kaloi në Superligën turke.
Në stolin e Karagumruk, skuadër të cilën e drejtoi deri më 24 maj.