Dikur pjesë e Bayernit, 22-vjeçari dardan transferohet në Kroaci

Futboll

Dikur pjesë e Bayernit, 22-vjeçari dardan transferohet në Kroaci

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 13:02
Leon Dajaku

Leon Dajaku transferohet në Kroaci. 22-vjeçari dardan, e kaloi fazën e parë të sezonit të fundit te Sunderland, ndërkohë që në janar kaloi te zviceranët e St Gallen.

Prej sezonit të ardhshëm do të jetë pjesë e Hajdukut të Splitit.

Lojtari ofensiv ka firmosur deri në verën e vitit 2027 me klubin historik kroat. Ndërkohë që do të mbajë veshur fanellën me numër 22.

Dajaku është një produkt i klubit të Stuttgartit. Në vitin 2019 u transferua te Bayern Munchen. Lojtari shqiptar debutoi me skuadrën e parë të Bayernit në sezonin 2019/2020.

Më pas erdhi kalimi tek Union Berlin. Karriera e Dajakut shkoi në rënie. Dhe tani ndodhet në Kroaci, aty ku do të ketë shokë skuadre Emir Sahitin dhe Elvis Letajn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat