Presidenti i klubit të futbollit Deçiqi nga Tuzi, Pal Dreshaj, ka uruar 28 vjetori e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Deçiqi është skuadër shqiptare që me sukses të madh garon në elitën e futbollit malazez.
Deçiqi përfundoi në vend të katërt të Kampionatin e Malit të Zi dhe për një gol nuk ka arritur që të kualifikohet në garat evropiane.
Pal Dreshaj tha se “Bota sot” vazhdimisht është në shërbim të sportistëve.
“Urime ditëlindjen e 28 ‘Bota sot’, është prezent në çdo cep ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët dhe në gjirin e vet, me zemërgjerësi krijon vend për promovimin e të gjitha vlerave shqiptare pa dallim së ku jetojnë dhe veprojnë.
Për KF Deçiqi nga Tuzi ishte, është dhe do të jetë promovues i palodhshëm dhe përcjellës objektiv i të arriturave tona tek lexuesit shqiptarë kudo që jetojnë.
Jemi mirënjohës dhe falënderojmë gazetën kombëtare ‘Bota sot’ e posaçërisht gazetarin Kemaj Goca.
Edhe një here gëzuar 28 vjetori dhe qofshi të përjetshëm”, ka uruar Dreshaj.