Klubi i Manchester United mbetet në mesin e procedurave të shitjes teksa arabët me në krye sheikun Jassim bin Hamad Al Thani pretendojnë të përvetësojnë “Djajtë e Kuq”.
Tifozët kërkojnë që klubi të përfundojnë sa më shpejt këtë proces për të qenë gati për sezonin e ri dhe kështu çështjet jashtë fushe të mos bëhen pengesë për trajnerin Erik ten Hag.
Në lidhje me këtë foli edhe një ish-lojtar i Manchester United si Patrice Evra i cili kërkoi me ngulm që klubi të shitet sa më shpejt.
“Po flasim për këtë akordin me sheikun, por u bënë disa muaj që e diskutojmë tashmë. Më duket se që prej muajit nëntor.
Pyetja që kam unë është;
A mund ta mbyllim diskutimin rreth këtij cirku? Duhet gjetur një zgjidhje dhe sa më e shpejtë, klubi duhet të mësojë pronarin.
Duhet ta bëjmë tani para se të nisë sezoni që skuadra të jetë e përqëndruar në fushë”, u shpreh Evra.