Italia ndalon numrin 88 në fanellë
Ministria e brendshme në Itali ka nisur një betejë për të luftuar antisemitizmin, teksa si pjesë e masave është edhe një që prek futbollin.
Kështu është kërkuara adoptimi i menjëhershëm i ndalimit të futbollistëve që të mbajnë fanellën me numrin 88 në shpinë.
Shpjegimi lidhet me përdorimin e numrit 88 si simbol i përshëndetjes së famshme të nazistëve “Heil Hitler”, me gërmën H që është e 8-a në alfabet.
Në Serinë A, sezonin që lamë pas veshën fanellën me numrin 88 dy mesfushorë kroatë, Pasalic i Atalantës dhe Thomas Basic i Lazios, të cilët vitin e ardhshëm nuk do të mund të përdorin të njëjtin numër dhe duhet të zgjedhin një tjetër.