Gjiganti italian, Juventus ka qartësuar të ardhmen e mesfushorit, Adrien Rabiot.
Përmes një komunikate Juventusi ka njoftuar se ka rinovuar kontratën e Adrien Rabiot edhe për një vit.
Rabiot ka nënshkruar një kontratë të shkurtër me Juventusin që do ta mbajë atë në stadiumin “Allianz” deri në qershor të vitit 2024.
Muajt e kaluar vazhdimisht spekulohej se marrëveshja mes Juventusit dhe Rabiot për rinovim kontrate nuk është afër dhe rrezikon mos të ndodhë, por tani mesfushori francez e ka pranuar ofertën e “Zonjës së Vjetër”.
Manchester United kishte kontakte me Rabiot, por që prioriteti i klubit mbetet Mason Mount i Chelseat.