Ish portieri i futbollit dhe që i takon gjeneratës së sakrificës, Vllaznim Visoka, thotë se gazetë “Bota sot” informon në kohë reale dhe me guxim të pashoq.
Visoka ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Urime përvjetori i gazetës ‘Bota sot’, gazeta më e guximshme.
Uroj që sukseset ta përcjellin me vite e vite gjithmonë në informim të drejtë e të saktë”, ka uruar Visoka.
Vllaznim Visoka ka mbrojtur me sukses ngjyrat e Llapit nga Podujeva dhe pastaj edhe të Besianës në vitet e 90-ta.