Harry Kane dhe Bayern Munich kanë arritur një marrëveshje në parim që ylli anglez të kalojë këtë verë në “Allianz Arena”, bën të ditur gazetari i “SkySportDe”, Florian Plettenberg.
Bayerni ka bërë sot një ofertë në vlerë prej 70 milionë eurove drejt Tottenhamit për Kane, ofertë kjo e cila besohet se është refuzuar menjëherë nga skuadra londineze.
Pavarësisht se Daniel Levy dhe Tottenhami dëshirojnë me çdo kusht që ta mbajnë Kane në skuadër, ky i fundit dëshiron që t’i bashkohet skuadrës së Thomas Tuchel.
Kane është prioriteti kryesorë i Bayernit për pozitën e sulmuesit, ndërsa Kane e ka bërë të qartë se dëshiron t’i bashkohet kampionit gjerman.