Legjenda e futbollit të Kosovës, Faruk Domi, shprehet se gazeta kombëtare “Bota sot” është zëri i fuqishëm i sportit në përgjithësi.
Ish futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Vëllaznimit, Trepçës, njëherësh njeriu që dha shumë për futbollin dhe sportin në gjeneratën e sakrificës, në rezistencë kundër okupatorit serb, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Urime 28 vjetori ‘Bota sot’, gazeta më prestigjioze kremton 28 vjetorin e themelimit të saj.
Gjatë këtij rrugëtimi afro tri dekadash lirisht mund të themi se korrespondentet e saj dhe stafi menaxhues luajtën një rol shumë të rëndësishëm informativ dhe profesional në të gjitha sferat e jetës shoqërore të Republikës së Kosovës dhe sportit në veçanti.
Në këtë kontekst vlen të theksojmë kontributin e madh të doajenit gazetaresk Kemajl Goca i cili gjithnjë ishte në vendin dhe kohën e duhur duke njoftuar opinionin e gjerë me të gjitha të arriturat në lëmin e sportit në tërësi.
Urojmë të vazhdoni me të njëjtin elan dhe profesionalizëm drejtë sfidave dhe sukseseve të mëtejme. Ju lumtë jeni më të mirët”, ka uruar Domi.