Pas propozimit për martesë partneres së tij në fushën e lojës, ylli i Kombëtares shqiptare Myrto Uzuni po bëhet gati për dasmën.
Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj që ka postuar nje foto nga zyra e tij me Uzunin teksa shkruan: “Me patriotin tim Myrto Uzunin një djalë dhe futbollist fantastik. Forca për Euro2024.
P.S sigurisht që nuk kisha shumë këshilla për futbollin, por për organizimin e dasmës po.”
Uzuni bëri një sezon fantastik me Granadën teksa shënoi 23 gola. Ekipi i tij arriti të shpallej kampion në Ligën e Dytë Spanjolle dhe këtë sezon Granada do të jetë në La Liga.
Pas gjithë këtyre arritjeve ai e përmbylli me propozimin për martesë partneres së tij Uarda Hyseni.