Enes Mustafa, ish futbollist i gjeneratës së sakrificës, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Mustafa tha se më endje e lexon gazetën “Bota sot”.
“Shumë urime përvjetori i gazetës ‘Bota sot”.
Uroj shumë suksese gazetës dhe gazetarit të palodhshëm sportiv, Kemajl Goca.
‘Bota sot’ është gjithnjë në përkrahje të sportistëve.
Me endje përherë i kam përcjell lajmet e gazetarit Goca, të cilat janë të sakta”, ka uruar Mustafa.