Futbollisti Dardan Jashari ka firmosur me ekipin e ri, FC Suhareka.
Ai së fundi ka luajtur për Lirinë e Prizrenit dhe ku edhe ka pas meritë për rikthim në elitën e futbollit.
“Kam kënaqësinë të ju njoftojë se kam arritur marrëveshje me skuadrën e FC Suhareka
Jam i lumtur që do të përfaqësojë ngjyrat e kësaj skuadre në edicionin e ardhshëm, kurse shpresoj që do t'i arrijmë objektivat e vendosura.
Forca Suhareka, na priftë e mbara!”, ka shkruar Jashari në profilin e tij në facebook.