Trajneri i mirënjohur Zylkifli OBërtinca, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Obërtinca është kontribues i madh i futbollit dhe sportit në përgjithësi, në periudha të ndryshme veçmas në kohën e gjeneratës së sakrificës.
Obërtinca thur elozhe për gazetën “Bota sot”, duke uruar që të vazhdojë me këtë ritëm në promovimin e vlerave.
“Urime 28 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’, gazetë që në të gjitha kohërat keni promovuar vlera”, ka uruar Obërtinca.