Legjenda e futbollit, Shefqet Kurti, tha se gazeta “Bota sot”, nuk ndalet asnjëherë në promovimin e të arriturave sportive dhe po ashtu është edhe zëri i kritikës në kohën e duhur.
Kurti ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
“Urime 28 vjetorin e gazetës ‘Bota sot’. ‘Bota sot’, një dhe të vetmit që për gjithë këto vite asnjëherë nuk u ndalët së raportuari me kohë dhe saktësisht për çdo ngjarje.
Respekt për gazetarin Kemajë Goca, je 1-shi.
Urime edhe nata e madhe dhe uroj që ‘Bota sot’ të shkëlqejë si gjithmonë”, ka uruar Kurti.