Gjilani edhe në këtë vit do të marrë pjesë në kualifikimet e Ligës së Konferencës.
Skuadra gjilanasa në raundin e parë do të ketë punë më skuadrën nga Luksembrugu, Progres.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 13 korrik, në stadiumin e qytetit të Differdange, në ora 19:30.
UEFA ka caktuar gjyqtarë nga Finlanda për të ndarë drejtësinë në këtë ndeshje.
Oliver Reitala do të jetë gjyqtari kryesor, kurse ndihmësit e tij do të jenë Jukka Honkanen dhe Olli Jantunen.
Dennis Antamo është caktuar si gjyqtar i katërt.