Suhareka ka prezantuar edhe përforcimin e tretë brenda ditës.
Viktor Kuka është transferimi i radhës i skuadrës më të re në futbollin tonë.
Gjatë ditës Suhareka ka prezantuar edhe dy futbollistët e njohur Leart Eminin dhe Roni Gashin.
Kujtojmë që skuadrën verdhekaltër e drejton trajneri Granit Begolli.