Klubi anglez, West Ham United raportohet se është duke zhvilluar negociata me Juventusin për transferimin e Denis Zakarias.
Mesfushori zviceran impresionoi gjatë periudhës së huazimit te Chelsea në sezonin e kaluar.
Edhe pse Zakaria nuk firmos kontratë të përhershëm në ‘Stamford Bridge’, megjithatë, ai sërish mund të kthehet në Angli.
Sipas mediave britanike, West Ham e sheh Zakarian si zëvendësimin ideal për Declan Rice, ky i fundit shumë shpejtë pritet të bëhet me klub të ri.
West Ham dhe Juve thuhet se tashmë janë duke negociuar për transferimin e Zakiras tek skuadra angleze.