Marko Sportielo është zyrtarisht portier i Milanit.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kuqezinjtë përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Italiani ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2027. Ai ka qenë portier i Atalantës, Fiorentinës dhe Frosinones.
Sportielo do të mbajë fanellën me numrin 57 tek Milani.