Manchester City nuk do të paraqesë ofertë të re për Declan Rice për t’i bërë konkurrencë Arsenalit.
Ky klub te martën paraqiti ofertën e re në vlerë prej 110 milionë eurove dhe do të tërhiqet nga gara për shërbimet e anglezit.
Arsenali tani po negocion me West Hamin për strukturën e marrëveshjes dhe kushtet e pagesës pas ofertës së lartë, raporton gazetari Fabrizio Romano.
Manchester City nuk do të paguajë atë shumë parash për Rice dhe ata do të largohen nga gara tani.