Bekaj bëhet me skuadër të re duke bërë hapin e madh në karrierë

Futboll

Bekaj bëhet me skuadër të re duke bërë hapin e madh në karrierë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 12:08
Bekaj

Visar Bekaj është transferuar në Turqi.

Portieri i Tiranës në Superiore dhe i përfaqësueses së Kosovës, ka firmosur me Hatayasporin, skuadër që u tërhoq nga kampionati (Superliga turke) për shkak të tragjedisë së tërmetit të 6 shkurtit.

Hatayspori dhe Gaziantepi, skuadrat nga qytetet prej zonave më të prekura nga tërmeti, u detyruan të mos mbyllnin sezonin e fundit. Por, Federata Turke e Futbollit vendosi që të dy skuadrat të jenë pjesë e Superiores në edicionin e ri.

Bekaj është përforcimi i Hatayasporit për portën. 26-vjeçari nga Prishtina, ka kaluar me sukses testet mjekësore. Ai ishte pjesë e Tiranës në dy sezonet e fundit. Duke fituar titullin dhe Superkupën e Shqipërisë me bardheblutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat