Legjenda e futbollit, Sheremet Isufi, shënues më i mirë i klubit të futbollit Prishtina në 24 vitet e pasluftës, ka uruar 28 vjetorin e gazetës kombëtare “Bota sot”.
Isufi është prej futbollistëve më të mirë që ka pas Kosova, lojtar i gjeneratës së sakrificës dhe një profil si ai sot i mungon fushës së gjelbër.
“Urime gazetës ‘Bota sot’ e cila ka qenë dhe është gjithmonë në përkrahje të sportistëve, aty ku janë ata.
Po ashtu edhe ne gjeneratën e sakrificës dhe na kujton ku kemi luajt e ku jemi tash. Uroj shumë sukses për gazetën dhe respekt për gazetarin Kemajl Goca”, ka uruar Isufi.