Skuadrat shqiptare po përgatiten për ndeshjet europiane, që do të luhen në mesin e muajit korrik. Partizani, Tirana, Vllaznia dhe Egnatia shpresojnë që të kenë një rrugëtim sa më të qatë në kopeticionet e UEFA-s.
Qeveria europiane e futbollit ka përcaktuar dhe gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në ndeshjet e vajtjes të turit të parë të Champions dhe Conference League.
Kështu, në takimin e 11 korrikut mes Partizanit dhe Bate Borisov do të vendosin drejtësinë një katërshe belge.
Kryesori Nathan Verboomen do të ndihmohet nga Mathias Hillaert dhe Ruben Wyns, ndërkohë që Wesli De Cremer do të jetë gjyqtari i katërt.
Verboomen gjykon në arenën ndërkombëtare që nga vitit 2016, megjithatë nuk është angazhuar në shumë ndeshje.
Ndeshja e fundit europiane për klube që ka gjykuar është Lech Poznan – Villarreal në grupet e Conference League edicionin e shkuar.