Bayern Munih ka vendosur të ndërpresë partneritetin komercial me Qatar Airways për shkak të akuzave për shkeljen e të drejtave të njeriut në Katar.
Këtë e ka bërë të ditur klubi gjerman në një komunikatë për shtyp.
“Kontrata mes Bayern-it dhe Qatar Airways është mbyllur miqësisht pas pesë vitesh entuziazmuese bashkë. Bayern Munich dhe Qatar Airways kanë punuar bashkë me sukses dhe kanë mësuar nga njëri-tjetri”, lexohet në komunikatën e Bayern-it.
Disa muaj më parë, Oliver Kahn, tashmë ish-drejtues i klubit gjerman, kishte lajmëruar qëllimin për ta rivlerësuar bashkëpunimin me kompaninë ajrore dhe në 2021-shin tifozët bavarezë kanë protestuar, për të kërkuar fundin e partneritetit komercial me Qatar Airways, duke ndërprerë një asamble të përgjithshme të klubit.