Përfaqësuesi i Maqedonisë së Veriut, futbollisti shqiptar Erdon Daci ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën belge Westerlo.
Marrëveshja e tij aktuale ishte e vlefshme deri në vitin e ardhshëm, por drejtuesit e klubit janë të kënaqur me formën e tij, duke rinovuar kontratën deri në vitin 2025.
Ky është një lajm i mirë për futbollistin shqiptar.
Daci aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim i ligamenteve dhe pritet që të rikthehet së shpejti në fushë.