Vllaznia gati për sfidën e parë të Conference League, në Irlandë gjykon një luksemburgas

Futboll

Vllaznia gati për sfidën e parë të Conference League, në Irlandë gjykon një luksemburgas

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 20:30
Ivo Torres,

Vllaznia do të gjykohet nga një grup gjyqtarësh nga Luksemburgu. Ivo Torres, Joaquim Da Silva, Tom Hansen dhe François Becker do të vënë drejtësi në takimin mes Linfield .

Torres do të debutojë në komepticionet europiane për klube pikërisht në sfidën e shkodranëve, ndërsa në të shkuarën është angazhuar vetëm në ndeshje moshash në nivel kombëtaresh.

Shkodranët do të luajnë ndeshjen e parë në transfertë, ndërkohë që do të diskutojnë kualifikimi një javë më vonë në “Loro Boriçi”, ku shpresojnë që me ndihmën e tifozëve të arrijnë të kalojnë këtë raund.

Ekipi shkodran ka bërë revolucion, teksa është ekipi me më shumë lëvizje deri më tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat