Shqiptarët e Zvicrës U21 pësuan humbje me rezultat 4:1 nga Franca U-21, megjithatë ia dolën që të kualifikohen në çerekfinale të Kampionatit Evropian.
Ndeshja u zhvillua në Cluj të Rumanisë, ku pjesa e parë u mbyllë baras (1:1).
Pjesa e dytë ishte fatale për zviceranët.
Portieri Amir Shaipi, futbollistët Ardon Jashari, Kastriot Imeri, u paraqitën titullarë.
Imeri u zëvendësua në minutën e 77-të dhe Bledian Krasniqi u aktivizua nga minuta e 86-të
Për Zvicrën shënoi Ndoye (35') e për Francën realizuan Gouiri (16' - nga penaltia); Barcola (65'), Chorki (76') e Caqueret (81').
Imeri u ndëshkua me karton të verdhë në minutën 64-të.
Franca përfundon në vend të parë me 9 pikë e Zvicra në të dytin me 3 sa ka edhe Italia në të tretin në Grupin D.
Zvicra në çerekfinale takohet me Spanjën dhe Franca me Ukrainën.