Europiani U-21 ka mbyllur fazën në grupe, me surprizat që nuk kanë munguar, me 8 skuadra që janë kualifikuar për në fazën e 1/8-ave.
Në Grupin C, kampionët në fuqi të Gjermanisë nuk ja kanë dalë që të kalojnë më tej, duke u mundur me rezultatin 2-0 nga Anglia dhe duke e mbyllur grupin të fundit me 1 pikë.
Po në këtë grup, Izraeli arriti një fitore në fund kundër Republikës Çeke, për të avancuar më tej.
Në Grupin D zhgënjeu dhe Italia, e cila u mund nga Norvegjia me rezultatin 0-1.
Më tej kaluan Franca dhe Zvicra, teksa kjo e fundit gjithashtu u mund, me të tre skuadrat që e mbyllën me tre pikë, por Zvicra kaloi për shkak të rregullit të ndeshjeve direkte.
Në fazën e 1/8-ave sfidat të cilat do të luhen janë: Gjeorgji-Izrael, Angli-Portugali, Spanjë-Zvicër dhe Francë-Ukrainë.