​Tata Martino merr drejtimin e Inter Miamit, ribashkohet me Messin

Futboll

​Tata Martino merr drejtimin e Inter Miamit, ribashkohet me Messin

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 11:10
​Tata Martino

Pas shkarkimit të Phil Neville, Inter Miami ka zgjedhur pasardhësin e tij. Gerardo Martino do të drejtojë ekipin amerikan. Trajneri argjentinas është rikthyer nga eksperienca e fundit në stolin e Meksikës, me të cilin ishte pjesë e Botërorit të fundit.

Prandaj Tata Martino kthehet në MLS pas dy vitesh që ishte në krye Atlanta United dhe ribashkohet me Lionel Messin. Të dy u takuan fillimisht te Barcelona në sezonin 2013/2014, më pas në kombëtaren e Argjentinës nga viti 2014 deri në 2016.

"Inter Miami CF njofton se ka emëruar Gerardo 'Tata' Martinon, fitues i Kupës MLS dhe ish-trajner i Barcelonës dhe kombëtares së Argjentinës si trajner të ri. Argjentinasi do të marrë përgjegjësitë e trajnerit pas marrjes së dokumentacionit të tij të punës.", thuhet në njoftimin zyrtar të Inter Miamit.

Nga ana tjetër, Martino u shpreh shumë i lumtur me punën e tij te re.

"Jam shumë i emocionuar që i bashkohem një klubi të madh si Inter Miami dhe e di që së bashku mund të arrijmë shumë gjëra të mëdha. Klubi ka infrastrukturën e nevojshme për të qenë një konkurrent i rëndësishëm në rajon. Besoj se me punën dhe angazhimin e të gjithëve ne mund të arrijmë atje.", tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat