Futbollisti i Galatasarayt, Nicolo Zaniolo, ka folur rreth zërave për transferimin te Juventusi.
Ish-futbollisti i AS Romës, thotë së ndihet mirë tek Galata, por ai nuk e përejashton mundësinë që sezonin e ardhshëm të vesh fanellën e ‘Zonjës së Vjetër’.
Zaniolo thotë se francezi Paul Pogba është idoli i tij.
“Jam i hapur për gjithçka, edhe për mundësinë e largimit edhe pse këtu ndihem rehat”, ka thënë Zanolo.
“Po, Juve është Juve. Si fëmijë e kam përkrahur Juventusin dhe idhulli im është Pogba. Po flasim për një klub të madh, përndryshe jam mirë në Turqi”, ka theksuar reprezentuesi italian.