Nga Arabia duket se ka lajme të mira për Juventusin.
Corriere dello Sport, raporton se së fundmi për Aex Sandro është gati një ofertë prej 15 milionë eurosh në sezon, duke i ofruar një kontratë për dy sezone Arabi.
Në rast se lojtari do ta pranojë ofertën, Juventus do të kishte një avantazh.
Bardhezinjtë do të kursenin rreth 11 milionë euro në rroga. Një situatë që duhet monitoruar dhe që mund të ndizet në orët e ardhshme.
Do të shohim nëse braziliani do të transferohet në Arabi dhe se cila do të jetë skuadra që do të provojë ta marrë. Në rast të një largimi, i preferuari i Juventus-it për të zëvendësuar Alex Sandro-n është Parisi.