Partizani dhe Tirana zbresin në fushë

Futboll

Partizani dhe Tirana zbresin në fushë

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 12:44
Pamje nga një ndeshje

Partizani dhe Tirana po kryejnë fazën përgatitore në prag të Kupave të Europës.

Dy skuadrat kanë planifikuar edhe ndeshje miqësore dhe sot do të zbresin në fushë për herë të parë me afrimet e reja dhe me trajnerin e ri për të kuqtë.

Kampionët do të kenë një test miqësor ndaj Strugës së Shpëtim Duros. Dy skuadrat kampione do të luajnë në qytetin e Pogradecit duke nisur nga ora 17:30.

Në të njëjtën orë, në fushë do të zbresë edhe Tirana.

Bardhelutë do të luajnë në Ohër përballë Ballkanit të drejtuar nga Ilir Daja, që në Kosovë fituan titullin kampion këtë sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat