Në Kroaci po bëhen gati për një operacion të bujshëm në merkato. Dinamo Zagreb, një shkollë e jashtëzakonshme futbolli, është pranë shitjes së Josip Sutalo te skuadra e Leipzig në Bundesligë.
Futbollisti ka rënë dakord me klubin gjerman atje ku do të zëvendësojë bashkëkombasin e tij, Josko Guardiola, i cili është drejt një transferimi historik te Manchester City, ku me shumë mundësi do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.
Sutalo ndërkohë pritet të shitet për 25 milionë euro në Bundesligë, që do të ishte dhe transferimi më i madh në historinë e vendeve të ish-Jugosllavisë.
Aktualisht rekordin e mban transferimi i Marko Pjaca nga Dinamo te Juventusi me vlerë 23 milionë euro ndërkohë që ekipi kroat dominon në 5 vendet e para.
Top lëvizjet më të shtrenjta:
Dinamo Zagreb: Marko Pjaca te Juventus për 23 milionë euro, 2016.
Dinamo Zagreb: Dani Olmo te Leipzig për 22 milionë euro, 2020.
Dinamo Zagreb: Luka Modriç te Tottenham për 21 milionë euro, 2008.
Dinamo Zagreb: Josko Guardiol te Leipzig për 18.8 milionë euro, 2021.
Dinamo Zagreb: Filip Benkoviç te Leicester për 14.5 milionë euro, 2018.
Dinamo Zagreb: Eduardo da Silva te Arsenal për 13.5 milionë euro, 2007.
Dinamo Zagreb: Marko Rog te Napoli për 13.5 milionë euro, 2017.
Dinamo Zagreb: Vedran Çorluka te Manchester City për 13 milionë euro, 2007